Subjekti politik serb që do të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 23 Tetorit në Kosovë, do të ketë përfaqësues, politikanin serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç. Ivanoviç, i cili është nënkryetar i Parlamentit të Kosovës, në zgjedhjet e ardhshme nuk do përfaqësojë koalicionin serb "Povratak" [Kthimi], por subjektin e njohur si "Srpska List za Kosovo i Metohiju" [Lista Serbe për Kosovën dhe Metohinë]. OSBE ka njoftuar se ky subjekt serb do të mbajë numurin 63 në fletët e votimit dhe emri i tij do të shtohet duke vulosur të 1.6 milion fletëvotimet. Vulosja do të bëhet nga një komision i përbashket i OSBE-së dhe përfaqësuesve të UNMIK-ut, brenda tri ditëve, nga 16-19 Tetor, nën masa të rrepta sigurie. Siç është njoftuar, procesi i vulosjes do të monitorohet nga Këshilli i Europës, Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa dhe Komisioni Qendror Zgjedhor. (24-ore.com)
1 comment:
Subjekti politik serb që do të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 23 Tetorit në Kosovë, do të ketë përfaqësues, politikanin serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç.
Ivanoviç, i cili është nënkryetar i Parlamentit të Kosovës, në zgjedhjet e ardhshme nuk do përfaqësojë koalicionin serb "Povratak" [Kthimi], por subjektin e njohur si "Srpska List za Kosovo i Metohiju" [Lista Serbe për Kosovën dhe Metohinë]. OSBE ka njoftuar se ky subjekt serb do të mbajë numurin 63
në fletët e votimit dhe emri i tij do të shtohet duke vulosur të 1.6 milion fletëvotimet. Vulosja do të bëhet nga një komision i përbashket i OSBE-së dhe përfaqësuesve të UNMIK-ut, brenda tri ditëve, nga 16-19 Tetor, nën masa të rrepta sigurie. Siç është njoftuar, procesi i vulosjes do të monitorohet nga Këshilli i Europës, Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa dhe Komisioni Qendror Zgjedhor. (24-ore.com)
Post a Comment