Sunday, October 17, 2004

Emri i subjektit të ri serb për zgjedhjet e 23 tetorit, do të “vuloset” në fletëvotime - Kosovalive

1 comment:

KosovaReport said...

PRISHTINË (Kosovalive) – Zyrtarët e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), bënë të ditur se emri i subjektit të ri politik serb, që do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 tetorit, do të vendoset në fletëvotimet, nëpërmjet “vulosjes” së tij. Një zëdhënës i kësaj organizate, Bernard Vrban, tha se ky vendim është marrë me qëllim që të shmanget ]do paqartësi gjatë procesit të votimit.


“Në fletëvotimet tash do të jenë emrat e 33 subjekteve politike. Nën mbikëqyrjen e Misionit të OSBE-së si Shtyllë e Tretë e UNMIK-ut, një për një, në të gjitha fletëvotimet, do të “vuloset” emri i subjektit të 33-të “srpska Lista za Kosovo i Metohiju” (Lista serbe për Kosovën dhe Metohinë), me numrin 63.


Më shumë se 1.6 milion fletëvotime do të “vulosen” nga 16 deri më 19 tetor në Shkollën Policore të Vushtrrisë, prej nga do të shpërndahen tek 30 komisionet komunale të zgjedhjeve.


Tërë procesi do të vëzhgohet nga Këshilli i Evropës, Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).


Më herët ishte vendosur që emri i subjektit të ri të shkruhej nga vetë votuesit në fund të fletëvotimit.


Më 5 tetor, shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara, Søren Jessen-Petersen, nëpërmjet një vendimi ekzekutiv, autorizoi shefin e Misionit të OSBE-së dhe të KQZ-së, ambasadorin Pascal Fieschi, që të certifikojë një entitet të ri politik nga radhët e komunitetit serb. “Lista serbe…” pasoi thirrjet e presidentit të Serbisë Boris Tadiq drejtuar serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 tetorit.


Bartësi i kësaj liste do të jetë nënkryetari i deritashëm I Kuvendit të Kosovës, Oliver Ivanoviq.