tag:blogger.com,1999:blog-8736921.post109795980647983502..comments2024-03-28T03:19:54.843-04:00Comments on KOSOVAREPORT: Nënkryetari i Parlamentit të Kosovës, Ivanoviç do përfaqësojë subjektin e ri politik serb në zgjedhjet e Kosovës
Unknownnoreply@blogger.comBlogger1125tag:blogger.com,1999:blog-8736921.post-1097959871725821662004-10-16T16:51:00.000-04:002004-10-16T16:51:00.000-04:00Subjekti politik serb që do të marrë pjesë në zgje...Subjekti politik serb që do të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 23 Tetorit në Kosovë, do të ketë përfaqësues, politikanin serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç.<br />Ivanoviç, i cili është nënkryetar i Parlamentit të Kosovës, në zgjedhjet e ardhshme nuk do përfaqësojë koalicionin serb "Povratak" [Kthimi], por subjektin e njohur si "Srpska List za Kosovo i Metohiju" [Lista Serbe për Kosovën dhe Metohinë]. OSBE ka njoftuar se ky subjekt serb do të mbajë numurin 63<br />në fletët e votimit dhe emri i tij do të shtohet duke vulosur të 1.6 milion fletëvotimet. Vulosja do të bëhet nga një komision i përbashket i OSBE-së dhe përfaqësuesve të UNMIK-ut, brenda tri ditëve, nga 16-19 Tetor, nën masa të rrepta sigurie. Siç është njoftuar, procesi i vulosjes do të monitorohet nga Këshilli i Europës, Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa dhe Komisioni Qendror Zgjedhor. (24-ore.com)KosovaReporthttps://www.blogger.com/profile/02712970281479368118noreply@blogger.com