Friday, October 15, 2004

Picture of the day


Bus Crash
Originally uploaded by kosovareport.

5 comments:

Anonymous said...

Rruga e Qyqarllekut

E Premte, 15 Tetor 2004

Nga Baton Haxhiu

Kur po shkruaj keta rreshta, lajmi per vdekjen e femijeve nga Malisheva ka marre dhene. Jane nisur per ne vendin e ngjarjes, familjare, ministra dhe pushtetare. Ajo qe ata kane pare kur kane arritur atje, eshte tragjedia jone mbarekombetare dhe turpi shqiptar, kendej dhe andej kufirit.

Kane vdekur 15 prej tyre dhe me shume se aq jane te plagosur. Tragjedine e ndodhur, ne njeren prej humnerave te rruges se turpit shqiptar dhe pasojat qe kane dale nga tragjedia, nuk i sheron as dhembja, nuk i sherojne as lotet dhe komentet ne gazeta dhe as prezenca e minsitrave dhe pushtetareve ne Shqiperi dhe Kosove. Nuk i sherojne as dita e zise shqiptare, qe ne nje menyre a tjeter do te vajtohen si ngjarje edhe ne Kosove, ashtu edhe Shqiperi. Nuk i sheron as ceremonia mortore e perbashket, e propozuar nga Nano dhe Rexhepi.

Ajo qe eshte eshte e perbashketa e kesaj tragjedie, jane viktimat- ata jane shqiptare. Natyrisht qe vdekja e nxenesve e ka nje simbolike mbytese: Mungesen e vullnetit dhe sistemit ne boten shqiptare. Sepse ne funksionojme dhe jetojme njelloj, ashtu si edhe kjo ngjarje dhe ashtu sic kjo tragjedi tregon: Varri eshte ne Shqiperi, kurse viktimat jane shqiptare te Kosoves. Por, viktima eshte e perbashket- e jona. Viktimat jane pafuqia jone. Viktimat jane pasoje e mungeses se idese dhe vizionit tone per lidhje. Mungeses se rruges. Mungeses se asaj qe quhet civilizim ndershqiptar. Edhe me keq, viktimat jane pasoje e mungeses se sistemit, andej dhe kendej kufirit.

Kur e permend lidhjen ndermjet shqiptareve menjehere na kujtohen koherat kur bota shqiptare bente ato lidhje ne ilegalitet. Rruget e veshtira qe politika i kishte bere per 50 vjet, na kishin bere te jemi larg njeri- tjetrit. Na benin qe te dyshojme edhe tek njerezit tane. Na benin qe te jemi ndryshe dhe te mos kuptohemi.

Po tani c’fare na ben te jemi ndryshe. C’fare na ndalon te mos ndertojme rruget. C’fare na pengon te jemi pa sistem, pa ide dhe pa lidhje teknike. Pa rruge. Kush na e ndalon kete. Te gjitha keto pyetje jane pjese e nje populli qe nuk din vetem nje gje- ta ndertoje sistemin. Edhe sa femije tane duhet te vdesin qe ta kuptojme se kjo rruge na mungon, sepse kjo ekzistuesja eshte rruga e vdekjes. Si mund te mos themi se kjo qe ndodhi eshte fytyra jone. Jemi ne. Shqiptaret.

Tashme nuk na pengojne as blloqet e lindjes dhe perendimit. Nuk na pengojne as serbet. Nuk na pengon askush qe te bejme, me ne fund, dicka per vete. Per fund edhe nje gje: Tragjedia mund te ndodhe kudo dhe mund te kete viktima te ngjajshme kudo ne bote. Mund te kete ndodhe edhe si pasoje e mungeses se pervojes se shoferit. Mund te kete ndodhur se ka qene pasoje e problemeve teknike te automjetit- sepse jane te rralla veturat ketu ne Kosove dhe Shqiperi qe e kane kaluar normalisht dhe me rregulla te plota kontrollin teknik.

Jane ende te rralle ata shofere qe marrin patente shoferin pa ndonje nderhyrje shtese. Keta, jemi ne realisht. Vetem kur te na vdesin femijet e shohim se sa te mjere jemi. Sa te pafuqishem dhe sa me lehtesi na shkojne drejt varrit, femijet tane. Nga ana tjeter, kjo eshte reklama me e keqe qe mund t’i behet industrise se turizmit shqiptar, qe me se shumti, prej disa vitesh, ka ne baze te saj, udhetimin drejt Shqiperise te qindra mijera kosovareve, pikerisht nga kjo rruge.

Vetem kur kemi tragjedi te tilla, na kujtohen edhe dhjetra tjera. Por mbi te gjitha, na kujtohet nje gje: Se ne nuk kemi sistem. Ne, realisht skemi as shtete. E per kete, me vjen ne ndihme thenia e mbi gjysem shekulli me pare, nga francezi Eduart Muse: Shqiptaret do te behen me shtet, vetem atehere, kur ata te kene rruge.

Ogre said...

I will keep the people in my prayers.

Anonymous said...

Gjimnazistët kosovarë ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri, kur autobuzi i tyre u përplas me një Benz. Dhjetëra të plagosur


Humnera e vdekjes, 51 viktima



Gjergj Marku & Bashkim Shala

PUKË- Ka përfunduar tragjikisht ekskursioni në Shqipëri i një grupi gjimnazistësh kosovarë. 14 prej tyre kanë humbur jetën në një aksident që ndodhi rreth orës 14:30 të ditës së djeshme, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Aksidenti fatal ka ndodhur në Fushë- Arrës kur autobuzi me nxënës kosovarë po i drejtohej qytetit të Malishevës, pas pesë ditësh qëndrimi në Shqipëri. Burime nga vendngjarja thanë për gazetën se tragjedia ndodhi pas përplasjes së autobuzit me nxënës kosovarë me një automjet tip Benz me targa të huaja që drejtohej nga një shtetas nga Puka. Si pasojë e përplasjes, autobuzi me nxënës ka rënë disa metra poshtë në humnerë. Bilanci ka qenë tragjik. 14 nxënës të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” të Malishevës kanë gjetur vdekjen së bashku me drejtuesin e automjetit Benz, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Ngjarja

Aksidenti tragjik ka ndodhur në vendin e quajtur shkalla e Fushë Arrësit, rreth 500 metra në afërsi të këtij qyteti. Ka qenë ora 14:30, e ditë së djeshme kur dy automjetet, një autobus dhe një makinë tip Benz janë përplasur me njëra tjetrën. Sipas burimeve të para policore, autobuzi i Kosovës, i shoqërisë Arbëria Turist i Suharekës, me targë 283 KS 293, vinte në drejtim të Fushë Arrësit dhe në të ndodheshin mbi 50 persona, pjesa më e madhe të cilëve gjimnazistë. Autobuzi pas të cilit vinin dhe 5 të tjerë me nxënës ekskursionistë nga Kosova, është gjendur papritur nën goditjen e një makine tip benzi që vinte në kah të kundërt. Rruga ka qenë e drejtë dhe e shtruar, ndërsa mendohet se shpejtësia e benzit ka qenë e madhe, ndërkohë që ajo i është avitur autobusit thuajse në mes të rrugës. Duke parë ardhjen përballë me shpejtësi të benzit me targa italiane SV 330604, që drejtohej nga Nikollë Qafa, shoferi kosovar i autobusit, Brahim Bala, është munduar që të manovrojë, për t’i hapur rrugë sa më shumë nga krahu i tij normal, madje duke e shtyrë gomën e parë të autobusit deri në bordurën, që kufizonte rrugën me greminën poshtë. Megjithë këtë devijim, të paktën nga matjet e bërë nga specialistët, rezulton se goditja e Benzit ka qenë tepër e fortë. Kjo dukej dhe nga devijimi i tij në afërsi të kodrës në anën e djathtë të rrugës. Ndërkohë që dhe motori i benzit ishte shkëputur nga makina. Kjo goditje ka bërë që autobusi, të spostohej edhe më nga bordura dhe gomat të kalonin matanë. Si pasojë, autobuzi me nxënës është përmbysur në greminë

Interesimi kosovar

Mësohet se në orët e para të aksidentit janë dhënë lajme kontradiktore, dhe se shpresohej se nuk kishte të vdekur, por vetëm të plagosur. Por ndryshe nga sa jepej në media, përmes celularëve të gazetarëve mësohej e vërteta e një kasaphane tragjike në fëmijët e shkollës së mesme Malishevë të Kosovës. Personi i parë kosovar, që ka kontaktuar me gazetarë vendas përmes telefonit ka qenë Veton Surroi, i cili tha se ishte nisur për në vendgjarje, ndërsa në Kosovë u ndërpre menjëherë fushata elektorale. Më pas mësohet se në Pukë kanë ardhur dhe ministri i Rendit shqiptar, Igli Toska, ai i Mbrojtjes, Majko dhe i Energjitikës, Viktor Doda, etj.

Shkaqet

Grupi hetimor që ka mbërritur për të zbardhur ngjarjen, shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik, ka punuar deri vonë, duke bërë matjet e duhura, por për arsye të errësirës që filloi të bjerë ende nuk ka dhënë përfundimet shkencore të kësaj tragjedie, por që në pohimet e para jozyrtare, thuhet se gjithçka ka ardhur nga goditja që makina tip benz e drejtuar nga Nikollë Qafa, i ka bërë në rrotën e pasme autobusit me nxënës që po ecte në drejtim të Kosovës. Mësohet se Nikollë Qafa ka vdekur, ndërsa një pasagjer tjetër me mbiemër Mema, po nga Fushë Arrësi, që ndodhej në sediljen e parë të benzit, kamarier në një lokal të Fushë Arrësit është në gjendje të rëndë.

Adi said...

Find Internet Marketing resource hare Online Marketing Strategy Internet Marketing Tools Online Marketing Campaign Online Marketing Business Online Marketing System Online Business Online Home Business Online Business Tips Internet Marketing Online Online Marketing Affiliate Marketing Online Marketing Success Selling Online Free Online Marketing Online Marketing Tools Online Marketing Blog

Adi said...

Oes Tsetnoc one of the ways in which we can learn seo besides Mengembalikan Jati Diri Bangsa. By participating in the Oes Tsetnoc or Mengembalikan Jati Diri Bangsa we can improve our seo skills. To find more information about Oest Tsetnoc please visit my Oes Tsetnoc pages. And to find more information about Mengembalikan Jati Diri Bangsa please visit my Mengembalikan Jati Diri Bangsa pages. Thank you So much.
Oes Tsetnoc | Semangat Mengembalikan Jati Diri Bangsa