Deklaratë e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj
4 nëntor 2004
Konfirmoj se dje jam takuar me përfaqësuesin e Tribunalit Penal Ndërkombëtar të Hagës për ish Jugosllavinë (ICTY) dhe nga unë është kërkuar që javën e ardhshme, në Prishtinë, të marr pjesë në takim për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth akuzave jospecifike në lidhje me vitet 1998 dhe 1999.
E kam informuar përfaqësuesin e Tribunalit të Hagës se unë do të marrë pjesë në takim dhe se do t’iu përgjigjem të gjitha pyetjeve të tyre.
Dëshiroj të bëj të qartë se unë nuk kam asnjë lloj kundërshtimi ndaj kësaj procedure. Vitet e fundit unë kam qenë i shurdhët ndaj thashethemeve dhe akuzimeve tërësisht të pavërteta. Andaj, mirëpres mundësinë që të merrem me këtë çështje para një trupi ndërkombëtar që vepron me autoritetin e ligjit ndërkombëtar.
Në këtë fazë unë nuk kam njohuri se cilat akuza në mënyrë specifike, nëse ndonjë ekziston, Tribunali dëshiron t’i hetojë. Për këtë arsye unë nuk do të bëjë komente të mëtejme, por me kënaqësi do t’iu përgjigjem të gjitha pyetjeve të mediave, javën e ardhshme, pas përfundimit të takimit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment